Samsung ka prezantuar versionin e ri të Tablet i cili quhe Galaxy Tab S2 edhe produkti do të vij në treg për të kokuruar direkt iPad Air 2. Për të qënë në nivelin e iPad, Samsung ka menduar ta bëjë këtë produkt shumë të hollë, rreth 5.6mm, edhe me dimensione ekrani, prej 7.9-inch. Teknologjia e përdorur në ekran është Super AMOLED.

Galaxy Tab S2 do të montojë proçesorin me 8 Core Exynos 5433. Chip-i përbëhet nga 4 Core që funksionojnë me shpejtësinë 1.9Ghz edhe 4 të tjerë me 1.3Ghz. Kjo zgjidhje vjen si pasojë e konsumit të lartë të baterisë nga ky chip.


Memoria Ram do të jetë 3Gb e cila do ti sigurojë performancë të lartë sistemit operativ Android 5.0 Lollipop. Ndërsa memoria fikse do të jetë në 2 versione 32 GB edhe 64 GB. Gjithashtu do të keni mundësinë të instaloni memorie MicroSD për të kaluar sasinë prej 128 GB.

Produkti mund të lidhet me të gjitha rrjetet e kompanive celulare, flasim këtu për teknologjinë 2G, 3G, 4G ose LTE. Bateria ka intensitet rryme prej 5,870 mAh i cili do ti sigurojë produktit mbi 8 orë autonomi.  Çmimi i produktit nuk është prezantuar kështu që duhet të presim ditët në vazhdim për të patur më shumë informacione. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment