Disa ditë më parë ju njoftuam se kompania RIM do të hidhte në treg versionin me sistemin operativ Androdi të BlackBerry. Sipas ekspertëve ajo e ka gati këtë version edhe shumë shpejt do të bëjë debutimin në treg. Një version i mundshëm është prezantuar gjatë eventit Mobile World Congress 2015 të cilin e shikoni në imazhin e mësipërm.

Mendohet se ky version do të quhet BlackBerry Venice edhe përdoruesi mund të zgjedhë midis versionit me Android ose vetë sistemin e kompanis. Përveç ekranit me teknologjinë Touch, ai do të integrojë edhe një tastierë fizike. Ekspertët mendojnë se BlackBerry ka fitimet më të mëdha nga shitja e shërbimeve tashmë edhe integrimi i sistemit operativ Android do ti hapë një dritare mjaft të madhe në treg.

Kujtojmë që në Market Place edhe App Store ju mund të gjeni programe të dobishme si BlackBerry Messenger, program i cili ju lejon të chat-oni me miqtë tuaj në mënyrë mjaft të sigurtë. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment