Ramboat: Shooter Heroes zbret në App Store duke na propozuar një titull të ri që bashkon mekanizmat e një endless runner me atë të një loje klasike aksion. Kjo lojë e re dallon nga konkurrenca duke propozuar një koncept origjinal që na lejon të kombinojmë protagonistë të ndryshëm, secili i pajisur me arsenal armësh të personalizuar, me një seksion të pasur anijesh, nga varkat e vogle deri tek yacht-et luksoze.


Grafika është mjaft e pasur dhe plot ngjyra që na kujton shumë stilin e lojërave klasike si MetalSlug, duke ofruar 7 skenare të ndryshëm dhe plot 80 misione kryesore ku mund të koleksionojmë monedha dhe fuqi për personazhet tona. Monedhat që fitoni mund të përdoren më pas brenda një mini loje poker.


Nëse jeni në kërkim të një loje të re për të kaluar kohën e lirë gjatë kësaj vere, Ramboat: Shooter Heroes është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 6.1 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment