RaiseToAnswer është një tweak i ri që ju ofron mundësinë që t'i përgjigjeni një telefonate në mënyrë mjaft inteligjente dhe të thjeshtë. Si? Thjeshtë duke ngrejtur telefonin lart! Duke shfrytëzuar funksionin e integruar nga vetë Apple në aplikacionin e Mesazheve, dmth "Ngreje për të dëgjuar", e menduar për të dëgjuar mesazhet vokale, zhvilluesi i RaiseToAnswer ka arritur të realizojë një tweak.

Theshtë duke e pozicionuar iPhone-in tek veshi gjatë kohës që merrni një thirrje, telefonata do të hapet automatikisht dhe do të nisë kështu komunikimi me personin që keni në krahun tjetër, pa patur nevojë që të shtypni asnjë buton.

Nëse jeni të interesuar, RaiseToAnswer mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment