Velox 2 është një program mjaft i dobishëm i cili është preezantuar ditët e fundit në Cydia për të gjithë ju që keni instaluar Jailbreak në iDevice-in tuaj. Programi ju lejon të keni akses në dosjet e të gjithë programeve që keni instaluar, ku ato ruajnë informacione në lidhje me Njoftimet që programet duhet të shfaqin në Qëndrën e Njoftimeve.

Gjithashtu nëpërmjet Velox 2 mund të aksesoni edhe funksione të tjera të programeve. Pasi ta instaloni atë, për të parë se çfarë funksionesh fsheh një program do t'ju mjaftojë të prekni ikonën e programit nga lart-poshtë edhe Velox do t'ju tregojë çdo informacion të programit.

Velox 2 mund të shkarkohet nga Cydia duke paguar shumën prej 1.99$ edhe do t'ju duhet të keni instaluar Jailbrek për ta instaluar. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment