Me daljen në treg të Apple Watch, orat inteligjente janë kthyer tashmë në modë në të gjithë botën. Nëse jeni në kërkim të një ore të tillë dhe dëshironi të shpenzoni pak para, mund t'i hidhni një sy modelit Oukitel A28 të disponueshëm në faqen e mirënjohur GearBest, për vetëm 49.99$.


Me anë të kësaj ore inteligjente mund të menaxhoni telefonatat, të dërgoni dhe merrni SMS dhe shumë gjëra të tjera që bëni me një smartphone. Është ideal edhe për sport, numëron hapat, është në gjëndje të monitorojë cilësinë e gjumit. Mund të përdoret edhe si telekomandë për të bërë foto në distancë ose për të kontrolluar muzikën.


Është i pajisur edhe me një sensor për të njohur frekuencat kardiake, dhe për të mbajtur nën kontroll rrahjet e zemrës. Menaxhon edhe njoftimet e aplikacioneve si: Facebook, Skype, Twitter, etj... Oukitel A28 smartwatch kushton vetëm 49.99$ dhe është i disponueshëm në faqen e Gearbest. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment