Në këtë periudhë të nxehtë vere, na ka tërhequr vëmendjen loja Nono Island, e cila ka patur shumë sukses që në ditët e para që është publikuar në App Store. Bëhet fjalë për një lojë me grafikë të thjesht, mjaft verore që do ju shoqërojë në një aventurë në kërkim të një thesari të humbur në Ishujt Nono.

Një lojë mjaft e përshtatshme për të kaluar pak kohë të lirë gjatë verës. Një aventurë që do ju vërë edhe përballë disa armiqve si merimanga, peshkaqen, skelete, kurthe të vëshira për t'u kaluar, shigjeta, gurë të mëdhenj, etj.

Nono Island është e disponueshme falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad e iPod Touch. Peshon vetëm 70MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment