Duke qenë se harxhimi i baterisë është një nga problemet kryesore të smarphone-ve të sotëm, shumë përdorues e kanë përlqyer funksionin e ri të iOS 9 për një konsum më të ulët të baterisë. Një benchmark shfaq pikërisht se si ky funksion influencon në performancat e pajisjeve Apple.

Funksioni Low Power mund të aktivizohet nga menuja Settings dhe redukton në ekstrem disa funksione të iPhone duke rritur kështu kohëzgjatjen e baterisë. Testet e MacRumors janë bërë me Gookbench 3. Nëse funksioni Low Power është i ç'aktivizuar, në një iPhone 6 Plus në single-core arrin 1606 pikë, ndërsa në multi-core rreth 2891. Kur funksioni Low Power është i aktivizuar, arrin 1019 pikë në single-core dhe 1751 në multi-core.

Ndërsa në iPhone 5s performancat reduktohen me 40%:
  • Duke ç'aktivizuar funksionin Low Power pikët janë 1386 në single-core dhe 2511 në multi-core. 
  • Ndërsa me funksionin e aktivizuar 816/1405 (single/multicore).


Efektet kryesore të funksionit "Low Power" janë:
  • Rifreskim i email-eve vetëm automatikisht;
  • Përditësimi i aplikacioneve ç'aktivizohet;
  • Ulet shpejtësia e rrjetit;
  • Do të ç'aktivizohet efekti parallax dhe do të reduktohet ndriçimi.

0 komente:

Post a Comment