Kompania Nintendo ka njoftuar vdekjen e presidentit të bordit drejtues, Satoru Iwata. Ai u punësua tek Nintendo duke filluar nga vitet 80 edhe në vitin 2002 arriti të bëhej CEO edhe i "Nintendo of America Inc.".

Iwata vdiq nga sëmundje tumorri në zonën e mëlçisë. Në fakt në 2014 ai kishte bërë një ndërhyrje ka ku dukej se e kishte kaluar atë me sukses por gjatë muajve të fundit ajo ishte rikthyer përsëri. Kujtojmë që Iwata ishte personi i cili solli në treg produkte si Nintendo Wii, Wii U, DS edhe 3DS.

Pra ai morri përsipër të shpëtonte kompaninë në fjalë edhe duket se ja doli mjaft mirë. Gjithashtu kohët e fundit ai kishte projektuar edhe publikimin në App Store të shumë lojërave klasike të kompanisë. Kompania njofton se dy zëvëndësit e tij do të marrin vëndin e CEO deri sa të zgjidhet një udhëheqës i ri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment