Flash Player është teknologji e cila përdoret nga shumë eksplorues të rrjetit të  Internetit për të ekzekutuar përmbatje të ndryshme të faqeve Web të shkruara po me të njëjtën teknologji. Në të kaluar Flash ka patur shumë probleme me sigurinë ku ju mund të kujtoni edhe insistimet e Steve Jobs për të hequr plotësisht nga iOS edhe OS X teknologjinë e kompanisë Adobe.

Së fundmi në rrjet është shfaqur një tjetër mënyrë për të thyer sistemin e sigurisë në këtë teknologji. Për këtë arsye edhe Mozilla ka vendosur ta ç'aktivizojë këtë teknologji në mënyrë të përkohëshme deri sa të gjendet një zgjidhje për problemin e sigurisë. Drejtuesit e kompanisë kanë deklaruar se kjo zgjidhje bëhet për ti siguruar të gjithë përdoruesit nga ky problem.

Gjithashtu funksionimi i disa shërbimeve që shfrytëzojnë Flash nuk do të ndërpritet edhe në çdo moment përdoruesit mund ta aktivizojnë atë duke marrë parasysh rreziqet. Në konferencën për shtyp drejtuesit e Mozilla kanë përmëndur edhe qëllimin e Steve Jobs për ta eliminuar totalisht këtë teknologji nga çdo eksplorues Interneti. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment