Tashmë e dimë se dy modele të rinj, Moto G dhe Moto X nga Motorola do të vijnë së shpejti, me shumë mundësi në eventin që kompania do të mbajë më 27 korrik. Disa ditë përpara debutimit të mundshëm, kompania ka zbuluar aksidentalisht disa nga detajet e Moto G, ato janë bërë publike në unga faqja MotoMaker.

Imazhi i publikuar zbulon se në cilat ngjyra do të jetë i disponueshëm smartphone-i Moto G, çfarë sfondesh do të ketë, etj. Moto G do të vijë në 10 versione ngjyrash, të cilat i përshtaten shijeve të gjithësecilit. Përsa i përket hapsirës së memories ajo do të jetë deri në 8GB dhe versioni tjetër 16GB i shoqëruar nga 2GB RAM. Imazhi i publikuar shoqërohet nga sllogani ‘The new Moto G exactly the way you want it!’. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment