Microsoft ka prezantuar një aplikacion të ri për mesazhet elektronike të quajtur Send. Aplikacioni është në dispozicion aktualisht vetëm për pajisjet iOS, ndërsa më vonë do të vijë për pajisjet Android dhe Windows Phone. Aplikacioni funksionon me llogarinë e Outlook-ut dhe shfaq kontaktet nga ky shërbim për mesazhe elektronike.

Kompania e përshkruan Send si një zgjidhje “merr dhe jep” për postën, duke u fokusuar tek thjeshtësia dhe shkurtësia. Shërbimi shfaq vetëm mesazhet e dërguara nga Send në listën tuaj, në vend të gjithë kutisë për mesazhe; mesazhet Send do të shfaqen tek kutia e mesazheve në kompjuterin juaj. Aktualisht ju duhet të keni një llogari të punës apo shkollës që përdor Office 365 për përfituar këtë shërbim të ri.

Send është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment