Më në fund Microsoft ka publikuar për të gjithë publikun versionin e ri të sistemit operativ Windows i cili pritet të sjellë një mënyrë të re të përdorimit në PC edhe SmartPhone por jo vetëm. Kanë kaluar 20 vjet kur Microsoft prezantoi për herë të parë Windows 95,  që do të ndryshonte përgjithmonë jetët e secilit nga ne.

Që nga ajo kohë kompania është lider absolut në sektorin e PC-ve. Por ky treg po bëhet më i vogël nga dita në ditë pasi teknologjia e SmartPhone po bëhet ajo e preferuara nga të gjithë. Për këtë arsye duket se Microsoft ka zgjedhur të përshtasë Windows 10 edhe me aparatë elektronikë të tjerë. Pikërisht ky do të ishte edhe inovacionin më i madh.

Përsa i përket kostos, për të gjithë ju që keni një kopie origjinale të Windows 7 apo 8, do të keni mundësi ta shkarkoni falas atë vetëm për një vit. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment