Të gjithëve na ka ndodhur që të ndodhemi në një parking të madh dhe të kemi vështirësi të gjejmë vendin ku kemi parkuar makinën. Falë aplikacionit "My Parking" ju nuk do ta keni më këtë problem.  Falë këtij aplikacioni, ju jo vetëm do të dini gjithmonë vendin ku keni parkuar makinën, por do të dini edhe se cilën rrugë duhet të ndiqni për të arritur aty.

My Parking është një aplikacion shumë i thjeshtë për tu përdorur. Ka një grafikë shumë të pastër në mënyrë që të gjeni pakingun tuaj vetëm me një prekje. Falë përdorimit të lokalizuesit GPS, harta do të tregojë pozicionin tuaj dhe nëpërmjet simpolit "P" do të arrini të gjeni parkingun. Pasi të keni vendosur shenjën e parkingut do të shfaqen një sërë opsionesh se si të arrini tek automjeti juaj.

My Parking - Find Car Park është i disponueshëm në App Store me çmimin 0,99€. Kërkon iOS 8.1 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment