Worms 3 për iOS, nga 4,99€ bëhet falas për një periudhë të shkurtër kohe. Në këtë lojë mund të luani në single player plot 27 misione të ambientuara në 4 skena të ndryshme: plazh, zhavorr, lluc dhe   pasqyrë. Krimbat e vegjël - që janë edhe protagonistët kryesor të lojës - janë të ndarë në katër klasa, seicili me karakteristika të ndryshme: i shëmtuar, shkencëtar, ekplorator dhe ushtar klasik.


Për të patur sukses në misionet e ndryshme, duhet të krijoni skuadra me disa karakteristika të veçanta, duke patur në dispozicion një koleksion me plot 41 strategji që mund të ndryshojnë fatin e betejave. Për të blerë këta strategji, duhet të koleksiononi shpërblime të ndryshme gjatë betejave tuaja. Mund të sfidoni edhe miqtë tuja në multiplayer.


Worms 3 është i disponueshëm në ofertë falas në App Store për njue periudhë të limituar. Kërkon iOS  5.1.1 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon 154MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment