LinkTunes, një nga programet më të shkarkuara në Cydia nga përdoruesit shqiptar, është tani i disponueshëm edhe për iOS 8.4. Versioni i ri shton edhe një buton të ri në aplikacionin iTunesStore në iOS 8, duke patur kështu një qasje të menjëhershme me çdo këngë ose artist, rezultatet do të jenë të ndarë sipas albumeve.


Me pluginin LinkTunes for Shazam iOS 8 mund të kërkoni muzikë direkt nga Shazam. Do ju mjaftojë të identifikoni një këngë me Shazam dhe të shtypni butonin "+" lart-djathtas dhe të zgjedhni Search në LinkTunes.


Me pluginin LinkTunes for Spotify iOS 8 mund të kërkoni muzikë direkt nga Spotify. Do ju mjaftojë të zgjedhni një këngë dhe të shtypni butonin menu me tre topa dhe të zgjedhni Search në LinkTunes.

LinkTunes është i disponueshëm falas në Cydia në repon e HackYouriPhone: repo.hackyouriphone.org. Ky tweak është kompatibël me iOS 8 ose një version më të ri. Për ta shkarkuar duhet të keni Jailbreak (Guida jonë). /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment