Një rrip i ri për “Apple Watch” do të rrisë jetëgjatësinë e baterisë deri në 30 orë. Por, lajmi i keq është se ky aksesor kushton 249 dollarë, apo gati sa 70% e çmimit të “Apple Watch Sport”. Rripi madje kushton 50 dollarë më shumë se ora “Pebble Time”, e cila mund të funksionojë për një javë të tërë me një furnizim të vetëm me energji.


Rripi është krijuar me gomë silikoni me tri bateri polimer litiumi. Ai mund të furnizohet me energji nëpërmjet një microUSB-je dhe ka një adaptues LED. Që prej së premtes së kaluar, “Apple” zgjeroi tregun e “orëve të mençura”, të cilat tani mund të blihen edhe në Itali, Meksikë, Singapor, Korenë e Jugut, Spanjë, Zvicër dhe Tajvan. /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

6 comments:

  1. Jo, mund ta bësh pa problem!

    ReplyDelete
  2. Për më shumë siguri personale të sugjeroj ta aktivizosh.

    ReplyDelete
  3. pse ne iphone 6 ne 60% me TaiG 2.2.0 pome ndalet edhe pom del click the button below for solutions (-1105) edhe kur po klikoj me hy te ajo zon nunk poma lejon antivirusi se po thot qe ajo zon osht e infektume...

    ReplyDelete
  4. pershendetje kam problem me cydien e kam ba jailbreak kam ios 8.4 por nuk mlen me instalu asgje ja ket ma thot si me e regullu

    ReplyDelete
  5. nje pergjigje , si ta mbylli 3k assitand qe mos mem dal shkronjat kinezqe , po hala se kom bo jailbreak , Cydia edhe perqindja pom dalin kinezishtt !!?

    ReplyDelete
  6. veq itunes e ka fajin duheni me instalu nje version me te vjeter se ky i riu nuk te ben te bejsh jailbreak tash veq sa e kam kry shpresoj qe tju kryen pun

    ReplyDelete