Shefi ekzekutiv i Xiaomi, Hugo Barra, ka folur për smartphone-t e rinj dhe për faktin se të gjithë, me qëllim apo pa qëllim, tashmë kompjojnë nga iPhone. Pas akuzave ndaj Xiaomi për faktin se ka prezantuar një smartphone shumë të ngjashëm me iPhone, Barra ka shpjeguar se "nuk është Xiaomi që kopjon Apple, por tani të gjithë smarphone-t ngjajnë midis tyre. Tani duke t'i kënë këndet e rrumbullakëta, një buton Home dhe butona anësorë. Është e vetmja mënyrë për të propozuar një smartphone të suksesshëm, sepse tani gjërat janë ashtu siç janë".

Sipas Barra, është praktikisht e pamundur të mos kopjosh iPhone, duke qenë se disa zgjedhje të Apple për sa i përket dizajnit janë bërë si një lloj standardi. Konkurrentët mund të punojnë tek hardware dhe funksionet, por mund të bëjnë shumë pak për dizajnin. Barra më pas e pranoi se disa smarphone Xiaomi janë frymëzuar nga iPhone, por vetëm për pamjen estetike që tani është bërë si e detyrueshme për të gjithë prodhuesit! /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment