Versioni i fundit beta i iOS 9, integron një mjet të ri që lejon bllokimin e popup-eve të padëshiruar dhe të faqeve spam. Bëhet fjalë për një lajm shumë të mirë për të gjithë përdoruesit. Me përhapjen gjithmonë e më të madhe të iPhone, shumë faqe të pakëshillueshme hapin disa dritare popup që është e pamundur t'i mbyllim, por duhet të klikojmë tek një buton specifik që shumë shpesh fsheh surpriza të pakëndshme.

Falë iOS 9, Apple ka gjetur më në fund një zgjidhje për këtë problem: nëse një faqe e hapur në Safari, shfaq disa herë një dritare popup, do të shfaqet opsioni "Block Alerts" që i jep mundësinë përdoruesve që të mos i shfaqin më ato. Deri sot, mënyra e vetme për t'i bllokuar këto popup, ka qenë ç'aktivizimi i JavaScript nga menuja Settings, duke e limituar shumë navigimin në internet. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment