Apple ka lëshuar iOS 9 beta 4, versionin e katërt beta të sistemit operativ që do të lëshohet në Shtator për të gjithë përdoruesit. Beta 1 ka sjellur disa risi që mund t'i lexoni këtu, po ashtu edhe iOS 9 beta 2 dhe iOS 9 beta 3, por le të shohim se çfarë ndryshon në këtë version të katërt beta të iOS 9.

1. Është rikthyer funksioni Home Sharing për muzikën nëpërmjet iTunes dhe pajisjeve të tjera shtëpiake.

2. Funksioni Picture-in-picture që lejon riprodhimin e videove në një dritare të vogël të pozicionuar në çdo pjesë të ekranit ndërsa jemi duke përdorur aplikacione të tjera, tani gjendet edhe brenda "Podcast".


3. Ndyshime të vogla në dizajnin e widget të baterisë në Notification Center. Edhe tek Settings ikona e baterisë është përmirësuar me këndet më të rrumbullakëta.


4. Ikona e njoftimeve, tek Settings, ka ndryshuar dhe tani është e kuqe.


5. Është përditësuar grafika për funksionin Hand-off që na lejon të vazhdojmë në iPhone punën që kishim lënë përgjysëm në një pajisje tjetër.


6. Edhe HomeKit ka ikonën e saj tek njoftimet që mund të rregullohen si çdo aplikacion.


7. Tek funksioni i konsumit të baterisë tani shfaqet edhe koha që aplikacioni ka qenë i hapur në background.

Artikull në përditësim të vazhdueshëm. Ringarkoni këtë faqe herë pas here. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment