Dje Apple ka lëshuar iOS 9 beta 3, versionin e tretë beta të sistemit operativ që do të lëshohet në Shtator për të gjithë përdoruesit. Beta 1 ka sjellur disa risi që mund t'i lexoni këtu, po ashtu edhe iOS 9 beta 2, por le të shohim se çfarë ndryshon në këtë version të tretë beta të iOS 9.

1. Është shtuar një pamje e re në homescreen në momentin e konfigurimit pasi bëjmë update.


2. Është shtuar versioni i ri "Music" që mbështet edhe Apple Music.


3. Janë shtuar ikona të reja në aplikacionin "Mail".


4. Widget për baterinë.


5. Në aplikacionin "Photos" janë shtuar dy albume të reja për "Selfie" dhe "Screenshot".


6. Është shtuar tek Settings > iCLoud mundësia për të verifikuar pajisjen nga një pajisje tjetër duke vendosur një kod që do të shfaqet automatikisht tek pajisja e dytë në të cilën iCloud është i konfiguruar.


Artikull në përditësim të vazhdueshëm. Ringarkoni këtë faqe herë pas here. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment