Duke filluar nga java që vjen kompania Intel do të sjellë në treg një produkt mjaft interesant i cili quhet Intel Compute Stick. Ky produkt është një mini PC me dimensionet e memorie USB edhe ekzekuton sistemin operativi Ubuntu. Ju mund ta përdornin duke e lidhur me çfarë do lloj monitori i cili merr sinjal nëpërmjet portës HDMI.

Gjithashtu i njëjti produkt mund të blihet edhe në versioni i cili ekzekuton sistemin operativ Windows ku edhe karakteristikat Hardware janë 2 fish më të larta se versioni ekzekuton sistemin Ubuntu. Mini Pc i cili ka dimensione aq të vogla sa mund të mbahet në xhep, ka këto karakteristika:

  • Proçesor Intel Quad Core Atom
  • Skedë Grafike Intel HD Graphics
  • Memoria Ram 1GB
  • Memorie fikse 8 GB por mund të shtohet nëpërmjet MicroSD
  • Bluetooth
  • Porta HDMI 1.4
  • Integrated Audio HD
  • WiFi

Këto janë disa nga karakteristikat e Intel Compute Stick i cili do të kushtojë vetëm 110$ edhe mund të blihet duke filluar nga java që vjen. /iPhoneAlbania

1 comment:

  1. Interesante ;) duhet nje i till per gjera personale :)

    ReplyDelete