Fotot e postuara dhe të shpërndara në rrjetet sociale do të bëhen më të qarta. Sipas The Verge, Instagram do të shfaqë fotot në faqen e saj në aplikacionin për smartphone dhe tablet në rezolucionin HD.

Për momentin, pamjet e ngarkuara janë në një cilësi shumë të ulët, me rezolucion 640x640, që është një kthim pas në origjinën e rrjetit. Ai është një rrjet social që ekziston thjesht në celular, dhe pjsea më e madhe e smartphone kanë kamera të dobëta me një ekran me rezolucion të ulët.

Megjithatë telefonat tashmë kanë ecur drejt HD apo qHd, dhe Instagram tashmë është edhe në versionin për kompjutera. Ndërkohë që edhe interneti në telefona është bërë më i shpejtë dhe më i mirë. Ky përditësim po bëhet ngadalë nga Instgram, por fotot e reja që do të ngarkohen në këtë platformë do të pranohen edhe me rezolucion të lartë. Por, fotot gjithashtu do të jenë katrore kur të shfaqen, me formën e famshme të Instagram.

2 comments:

  1. zejnulla terstenaJuly 7, 2015 at 10:54 PM

    mirdita jam zajnulla terstena kerkoj ndim nga ju ju lutem me ndimoni un kam nj iphone 4 si jeki kodin m
    e ndimon tja hjeki kodi

    ReplyDelete
  2. Un mendoj qe dote integroj keta senzor si nje infrared per rimbushje te bateris pa kabllo !!!

    ReplyDelete