Grupi i hakerave i njohur me emrin PP Jailbreak, ka lëshuar një version të ri të programit të tij që ofron mundësinë për të bërë Jailbreak edhe nga një kompjuter Mac. Më poshtë mund të ndiqni guidën tonë se si të bëni Jailbreak për iOS 8.1.3/8.4 në iPhone dhe iPad me anë të PP Jailbreak për Mac.

Guida 

Hapi 1: Shkarkoni programin PP Jailbreak për iOS 8.4 nga këtu. Hapeni atë nga kompjuteri juaj Mac. Duhet të shfaqet diçka e ngjashme me imazhin e mëposhtëm.


Hapi 2: Në pajisjen tuaj iOS, ç'aktivizoni opsionin Find my iPhone (Settings > iCloud > Find my iPhone) dhe Touch ID (Settings > Touch ID).


Hapi 3: Lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin.

Hapi 4: Sigurohuni që të ç'aktivizoni opsionin "Install PP Heller" nga PP Jailbreak.

Hapi 5: Shtypni butonin "Jailbreak" dhe më pas, kur të shfaqet një imazh si ai më poshtë, shtypni "Continue".


Hapi 6: Proçesi i Jailbreak do të fillojë. Mos e prekni iPhone në këtë fazë.


Hapi 7: Kur Jailbreak të jetë kompletuar krejtësisht, do të shfaqet mesazhi "Jailbreak succeeded!" si më poshtë.


Në përfundim të këtij proçesi do të keni të instaluar programin Cydia në pajisjen tuaj dhe mund të filloni ta përdorni menjëherë. PP Jailbreak instalon një version më të vjetër të Cydia, versionin 1.1.20. Kështu që duhet ta përditësoni atë manualisht sapo të hapet. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment