Edhe pse iOS 9 është akoma në versionin beta dhe i disponueshëm vetë për zhvilluesit, Apple ka aktivizuar faqen e regjistrimit që i ofron mundësinë çdo përdoruesi që të "rezervojë një prenotim" në mënyrë që sapo versioni beta publik të jetë i disponueshëm të ketë mundësi a testoni atë.

Me versionin beta publik, edhe ato që nuk janë zhvillues mund të provojnë iOS 9, natyrisht me të gjitha problemet që mund të ketë një version beta. Ne i kemi testuar versionet e para beta dhe mund të themi që nuk kanë ndonjue problem të veçantë, megjithatë këshilla jonë është që ta instaloni këtë version vetëm nëse keni dy pajisje Apple, ose thjeshtë sa për ta testuar.

Versioni beta publik i iOS 9 do të jetë i disponueshëm në fund të muajit Korrik. Ju kujtojmë që ky version do të jetë i rezervuar për një numër të limituar përdoruesish, kështu që ju ftojmë të nxitoni të regjistroheni nëse jeni të interesuar. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

2 comments:

  1. A mund ta instaloj Jailbreak me versionin e fundit te iTunes

    ReplyDelete