Zakonisht kur blejmë një aksesor për iDevice presim që ai të kushtojë shumë herë më pak se vetë iDevice. Në rastin e kasës mbrojtëse Gresso Regal Case kjo gjë nuk është e vërtetë sepse çmimi i këtij aksesori kalon çmimin e vetë iPhone 6. Por çfarë ka të veçantë ky produkt?

Gresso Regal Case mund të blihet në disa versione të cilat kushtojnë nga 1000$ e lartë. Ndryshimi midis modeleve qëndron tek materiali i përdorur për ta ndërtuar atë. Versioni fillestar i produktit i cili kushton 1000$, do është ndërtuar me materialin e titanium, versioni me 1500$ përbëhet nga materiali i floririt të bardhë me cilësi prej 18 karatësh.

Në fakt çmimi i këtij produkti është disi i ekzagjeruar pa konsideruar faktin që dimensionet e iPhone ndryshojnë një herë në 3 vjet kështu që ai do të ishte i papërdorshëm. Gjithsesi në qoftë se doni të porosisni një version të limituar të këtyre kasave mbrojtëse mund ta bëni atë nga këtu. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment