Google ka vendosur të sjellë në App Store një nga progamet më të bukura që ajo disponon, Spotlight Stories. Ky program në fakt është krijuar nga inxhinierët e Motorola pasi ajo u ble nga Google në vitin 2011.

Google Spotlight Stories është një program mjaft inovativ i cili na jep mundësinë të shikojmë histori të ndryshme nëpërmjet animimeve mjaft të bukura në 2D ose 3D. Për më tepër mund të eksploroni ambjentin e historinë që po tregohet, duke lëvizur iPhone.

Historitë që do të gjeni në këtë program janë krijuar nga shumë kompani të cilat prodhojnë filma të animuar në 3D. Një ndër historitë më të bukura që do të gjeni në këtë program, është Windy Daysbeing e cila është krijuar nga ish drejtues i kompanisë Pixar. Gjithashtu do të gjeni edhe shumë histori të tjera të cilat tregohen në mënyrë mjaft inovative.

Aktualisht Google Spotlight mund të shkarkohet falas nga App Store por pritet që në të ardhmen historitë që programi ofron do të bëhen me pagesë kështu që ne ju këshillojmë ta merrni sa më shpejt. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment