Një punonjës i Foxconn ka publikuar një foto në rrjetin social kinez Weibo që tregon se telefoni i ri inteligjent i Apple, iPhone 6s, do të ketë kamerë 12 megapixel. Fotot janë fshirë menjëherë nga llogaria. Kamera është përshtatur për të filmuar video me rezolucion 4K dhe pamje me slow-motion, me shpejtësi 240 pamje në sekondë.


Informacionet e fundit na sugjerojnë se Apple mund të përdorë një kamerë 12 megapixel tek pasardhësi i iPhone 6. iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus, me modele me numër N66 dhe N71, që respektivisht, do të përmbajnë 2GB RAM, kamerë ballore 5 megapikselë dhe lidhjen LTE të kategorisë së gjashtë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment