EA Sports ka njoftuar se FIFA 16 për iPhone dhe iPad do të vijë në shtator me karakteristika gjithmonë e më të ngjashme se versioni për konsol. Risia e FIFA 16 mobile do të jetë përdorimi i të njëjtit motor grafik të Xbox 360 dhe PS4, me përmirësime në gameplay dhe një grafikë shumë më të lartë.

Edhe animimet do të jenë më reale, por do të kemi më tepër informacion në javët e ardhshme. EA ka rishikuar edhe sistemin e kontrolleve, që do të jetë hibrid dhe do t'i lejojë lojtarët të përdorin butonin virtual dhe tap-to-pass në të njëjtën kohë. Sipas zhvillueve të lojës, ky sistem do të përmirësojë në mënyrë të konsiderueshme lojën. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment