Së shpejti në Cydia do të prezantohet një program mjaft interesant i cili do të na lejojë të ndryshojmë ndërfaqen grafike të Passcode në qoftë se e kemi aktivizuar këtë funksion. Programi quhet Epicentre edhe stili grafik është frymëzuar nga telefonat e vjetë mekanikë.

Pasi ta instaloni atë, duhet të shkoni në menu-në Settings për të modifikuar funksionin e programit sipas dëshirës. Kushti kryesor është që të aktivizoni funksionin Passcode duke zgjedhur kështu fjalë kalimin e preferuar. Nga kjo menu mund të rregulloni elementët grafikë sipas dëshirës.

Epicentre do t'ju ofrojë 2 mënyra për të shkruar fjalë kalimin. E para duke prekur vetëm numra që shfaqen të vendosur në formën e rrethit, ndërsa mënyra e dytë është duke tërhequr drejt qëndrës butonat e numrave që formojnë fjalëkalimin tuaj.

Ekspertët mendojnë se kjo do të jetë një mënyrë mjaft e këndshme edhe inovative për të aktivizuar iOS nëpërmjet një fjalëkalimi. Për sa i përket çmimit akoma nuk dihet qartë se sa do të jetë. Gjithsesi në ditët në vazhdim do t'ju sjellim më tepër informacione në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment