Në këtë artikull do t'ju prezantojmë një produkt mjaft interesant i cili mund të shfrytëzohet gjatë udhëtimeve tuaja për të karikuar baterinë e iPhone. Besoj të gjithëve ju ka ndodhur që gjatë udhëtimit të keni nevojë të karikoni në mënyrë paralele, më shumë iPhone.

EleckeyTM është një produkt i cili do t'ju lejojë që të karikoni 2 iPhone në të njëjtën kohë, në makinë. Ai përbëhet nga 2 hyrje ku ju mund të lidhni kavon USB të iPhone për ta karikuar atë me rrymë elektrike. Në qoftë se në makinën tuaj keni 2 vënde dalje për të lidhur EkeyTM, atëherë mund të blini 2 të tillë edhe do të mund të karikoni 4 iPhone në të njëjtën kohë.

Produkti është ndërtuar me material polikarbonat edhe alumin. Është mjaft i hollë edhe nuk do të zërë shumë vënd. Gjithashtu ka edhe një sistem për të informuar përdoruesin se karikimi i baterisë mbaroi duke ndezur dritën Led që e rrethon. Ndërsa drita Led që rrethon çdo portë USB do t'ju japë mundësinë ti gjeni ato edhe kur jeni duke udhëtuar me dritën fikur.

ElkeyTM kushton vetëm 11$ edhe mund të blihet nga Amazon. Në qoftë se doni të udhëtoni gjatë, ky produkt do të ishte zgjidhja ideal për karikimin e baterisë së iPhone gjatë rrugës. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment