Jemi gati, ka mbërritur më në fund versioni i parë beta publik për iOS 9. Ky version është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit që janë regjistruar në faqen veta testing të Apple. Pra versioni veta i iOS 9 mund të testohet më në fund jo vetëm nga zhvilluesit për edhe nga përdoruesit e thjeshtë.

Nëse jeni të interesuar mund të klikoni këtu për të arritur faqen e portalit të Apple dhe nëse nuk jeni regjistruar akoma në programin beta testing publik, mund të regjistroheni duke shtypur butonin përkatës tek faqja. Për momentin faqja e Apple është shumë e ngarkuar kështu që kini durim. /iPhoneAlbania

4 comments:

  1. Pershendetje kam nje pytje ku muj e gjej ios beta 3 une e kom bo regjistrimin per iphone 5s global ju Faliminderit

    ReplyDelete
  2. Për të instaluar iOS 9 Beta 3 duhet të jesh zhvillues, si përdorues i thjeshtë mund të testosh versionin Beta publik të iOS 9 https://beta.apple.com/sp

    ReplyDelete
  3. O dendi po nese e instalojme kte beta publik a do duhet pastaj ti bejme restore qe ta kthejme si ishte apo qfar?

    ReplyDelete
  4. Ju faliminderit per Info

    ReplyDelete