DockBar for iPhone është një tweak i ri që lejon personalizimin e menuë Dock në iPhone, duke e përshtatur atë sipas kërkesave të përdoruesit. DockBar përfshinë funksione të ndryshme, mundësinë për të ndryshuar ngjyrat, orientimin, shfaqjen e etiketave, pozicionin dhe tipin e menusë Dock, lëvizje të vazhdueshme ose me faqe, etj.

Ky tweak nuk ndikon tek kohëzgjatja e baterisë dhe nuk e ngadalëson pajisjen. Opsionet mund të menaxhohen direkt nga menuja Settings. DockBar lejon edhe përdorimin e gjesteve të Activator për ta aktivizuar.

Nëse jeni të interesuar, DockBar mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 0.99$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment