Një nga kompanitë më të mëdha në prodhimin e PC, Dell, ka prezantuar një produkt mjaft profesional për të gjithë ju që jeni të detyruar të mbani me vete një Tablet për arsye pune, Dell Latitude. Ai është një Tablet me dimensione ekrani prej 12-inch edhe është ndërtuar për të thyer çdo rregull.

Në qoftë se e shikojmë nga aspekti vizual, Dell Latitude është një Tablet i cili mund të thuhet me plot gojën, "i gatshëm për të vajtur në luftë". Kasat e produktit sigurojnë pjesët fizike edhe nga rëniet në tokë me një mbrojte mjaft rrezistente. Gjithshtu produkti ka edhe çertifikatën MIL-STD-810G, që do të thotë se përmbush të gjitha kushtet për përdorim në sektorin ushtarak.

Dell Latitude është në gjëndje të mos pësojë dëmtime nga pluhuri i rërës, lagështia, lartësia e madhe edhe nga vibrimet e lëshuara nga një armë në përdorim e sipër. Pra ky është një produkt mjaft serioz por le të shikojmë më në detaj se çfarë parametra fizikë integron në brëndësi.

  • Proçesori Intel Core M
  • Sipërfaqja e prekshme e ekranit është 11.6-inch nga 12 në total.
  • Memorie fikse prej 512 Gb me teknologjinë SSD (Solid State Disk)
  • 2 bateri të cilat zëvëndësojnë njëra tjetrën duke lejuar që Tablet-i të mos fiket kur njëra nga ato të mos ketë më rrymë.
  • Sistemin operativ Windows 10

Ekrani i Dell Latitude ka fituar edhe çertifikatën IP65 që do të thotë se ai mund të përdoret pa u gërvishtur ose dëmtuar në ujë apo pluhur rëre që mund të bjerë mbi të. Aktualisht Dell nuk ka komunikuar çmimin e këtij produkti edhe me siguri në ditët në vazhdim do t'ju sjellim detaje të reja. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment