Saurik, krijuesi i programit Cydia, ka lëshuar një tweak të ri për iOS që quhet Cydia Impactor. Ky program ofron mundësinë për të fshirë krejtësisht Jailbreak nga çdo lloj pajisjet iOS, pa patur nevojë për iTunes dhe pa patur nevojë t'i bëni restore pajisjes duke fshirë gjithçka.

Cydia Impactor i shkatërron të gjitha të dhënat që ndodhen në pajisje, natyrisht përveç atyre të sistemit operativ. Teknikisht ky program i bën restore pajisjes por duke ruajtur versionin e iOS të instaluar. Pasi të keni bërë këtë proçes, nuk do të keni më asnjë shenjë të Jailbreak në pajisjen tuaj.


Për të nisur proçesin e fshirjes të të gjitha të dhënave të Jailbreak, do ju mjaftojë të hapni programin Cydia Impactor dhe të shtypni "delete all data and unjailbreak device". Ju këshillojmë të bëni përpara njue backup me anue të iTunes ose iCloud përpara se të kryeni këtë proçedurë. Cydia Impactor është në versionin beta dhe funksionon vetëm me iOS 8.3 e iOS 8.4. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment