Një nga versionet më të mira të Linux, është sistemi operativ Ubuntu i cili mirëmbahet nga kompania Canonical. Kjo e fundit e ka sjellë këtë sistem operativ edhe për aparatet SmartPhone. Krijimi i një versioni për SmartPhone i kushtoi kompanisë Canonical rreth 2 vjet punë.

Fakt interesant është edhe SmartPhone në të cilin ekzekutohet Ubuntu Mobile. Aparati në fjalë quhet Meizu edhe para pak ditësh Canonical ka prezantuar versionin MX4. Kujtojmë që Meizu është një kompani Kineze e cila prodhon SmartPhone me të njëjtin emër, të cilët instalojnë Android.

Canonical shprehet se është mjaft e gëzuar që Meizu do të instalojë sistemin e tyre edhe shprehet e sigurtë se shumë shpejt Ubuntu Mobile do marrë një pjesë të mirë të tregut Mobile. Aktualisht Meizu MX4 ofron ekranin me dimensione prej 5.36-inch, fotokamera prej 20.7 Mpx edhe proçesor Quad-Core me shpejtësi 1.7 Ghz.

Meizu MX4 kushton 299€ edhe mund ta blini atë nga faqja zyrëtare në gjuhën Angleze. Ju a do të ishit të gatshëm të përdorni Ubuntu Mobile, pra të keni një eksperiencë të re në përdorimin e përditshëm të SmartPhone? /iPhoneAlbania

5 comments:

  1. Ka problem ne qofte se nuk i bej backup tel??

    ReplyDelete
  2. a mundem me kthy n8.4 pasi e kam
    instaluar 9.0beta

    ReplyDelete
  3. po tani mendoje,, nuk i ben back up, instalon ios 9 qe eshte beta, ste pelqen pasi nuk eshte stabel dhe konsumon shume bateri pasi eshte version JO perfundimtar, kerkon te kthehesh ne ios 8 por ske back up...
    do te duhet te hedhesh numrat e cel nga e para, fotot, passwordet dhe konfigurimet e aplikacioneve nga e para...

    ReplyDelete
  4. Amund te kthej ne ios 8.4' pasi kam te instaluar ios 9

    ReplyDelete