Apple ka publikuar për të gjithë zhvilluesit e programeve për iOS, versionin 8.4.1 beta 2. Kjo do të thotë që shumë shpejt iOS 8 do të ketë edhe një version tjetër përpara prezantimit zyrëtar të iOS 9 në muajin Shtator të këtij viti.

Nga lajmet e para që vijnë duket se ky version nuk do të sjellë funksione të reja por përmirësimin e atyre ekzistuese. Një ndër problemet e rregulluara do të jetë dobësia e shfrytëzuar nga stafi i Jailbreak edhe ne ju këshillojmë që të mos përditësoni tek ky version në qoftë se dëshironi ta keni atë edhe në të ardhmen.

Gjithsesi ne do t'ju njoftojmë për çdo të re që mund të zbulohet tek ky version beta i iOS që në fakt nuk do të vonojë shumë për të qënë në versionin final. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment