Apple ka rregjistruar ditë e fundit një patentë mjaft interesante në agjensinë Amerikane të rregjistrimit të patentave. Në fakt Apple rregjistron çdo ide që kanë inxhinierët e saj edhe në këtë mënyrë nuk mund të kuptohet nëse këto teknologji do të përdoren në të ardhmen apo jo.

Gjithsesi para pak ditësh Apple ka rregjistruar një patentë në të cilën përshkruhet një teknologji e integruar në ekranet me Touch që përdoren në iDevice të ndryshme. Inxhinierët e Apple kanë menduar integrimin e një paneli solar në shtresat e ekranit i cili do të akumulojë energji nga ambjenti, për ta transformuar atë më pas në rrymë elektrike duke e depozituar në bateri.

Një tjetër aplikim i kësaj teknologjie do të ishte edhe Mause-i apo Tastiera e cila lidhet me Mac nëpërmjet Bluetooth. Siç e dimë, këto produkte kanë nevojë për bateri që të kryejnë funksionin e tyre edhe Apple dëshiron shumë që ato të mos jenë të varur nga bateritë, kështu që do ta integronte teknologjinë në fjalë edhe tek këto produkte. Në këtë mënyrë ato do të funksiononin duke shfrytëzuar energjinë diellore e cila do të transformohej në energji elektrike.

Ekspertët janë të bindur se kjo teknologji mund të vijë shumë shpejt tek produktet Apple e cila do të integrohej edhe me teknologjinë e karikimit të baterisë nëpërmjet rrjetit elektrik pa fije, të cilën mund ta shohim duke filluar që nga iPhone i ardhshë. Gjithsesi ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm në lidhje me këtë temë sepse do t'ju sjellim informacione më të detajuara në lidhje me teknologjinë në fjalë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment