Apple ka publikuar në App Store versionin e ri të sistemit operativ OS X Yosemite  i cili arrin në versioni 10.10.4. Në këtë version do të gjejmë shumë rregullime të problemeve të ratportuara nga versioni paraardhës, ndërsa nuk do të kemi funksione të reja.

Një ndër problemet kryesore të rregulluara është problemi me programin Mail edhe problemi me lidhjen në rrjetin e Internet. Gjithashtu Apple njofton se ka bërë edhe shume përmirësime përsa i përket performancës. OS X Yosemite 10.10.4 mund të shkarkohet falas nga Mac App Store edhe do të instalohet në formën e përditësmit. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment