Apple ka publikuar dje per të gjithë zhvilluesit versioni 5 të Mac OS X El Capitan Beta. Ky version mund të shkarkohet vetëm në qoftë se jeni rregjistruar si zhvillues në Apple Developer Center. Kujtojmë që Mac OS X El Capitan u prezantua nga Apple gjatë muajit Qershor edhe pritet të publikohet për publikun vetëm pas muajit Tetor.

Në këtë version ndryshimet i përkasin më shumë performancës edhe stabilitetit të sistemit operativ. Ndryshime të lehta mund të vihen re tek funksioni Mission Control në të cilin ka ndryshuar prezantimi grafik.

Në qoftë se jeni të interesuar ta provoni këtë version në Mac-un tuaj atëherë mund të rregjistroheni edhe të merrni një version publik, nga këtu. Kujtojmë që ky nuk është versioni final edhe mund të shfaqë probleme gjatë funksionimit. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment