Apple ka prezantuar dje versionin e ri të iPod Touch i cili sjell risi mjaft interesante përsa i përket komponentëve Hardware. iPod integron chip-in A8 i cili si edhe një fotokamer prej 8 Mpx. Sipas testeve të para që janë bërë me programin GeekBench, ky chip ka arritur rrezultate të mira.

Programi Geekbench ka raportuar se iPod Touch funksionon në 2 mënyra përsa i përket shfrytëzimit të proçesorit. Në krahasim me iPhone 6, i cili funksionon në frekunecën 1.39 Ghz, iPod Touch funksionon në frekuencën 1.1 Ghz, edhe ky limit duket se është vendosur nga Apple për të kursyer baterinë.


Testet e bëra tregojnë se iPod Touch ka arritur të marrë 1379 pikë në qoftë se chip-i punon vetëm me një njësi aritmetike ose Core, edhe 2440 pikë në qoftë se përdoren të gjitha njësitë aritmetike ose Multi-Core.  Këto testet tregojnë se iPod Touch mund të shfrytëzohet mjaft mirë për të luajtur lojërat më të fundit në App Store.

Tjetër element i rëndësishëm në këtë version të iPod është edhe chip-i bluetooth i cili mund ti japë mundësinë përdoruesti të transferojë file në mënyrë më të thjeshtë.  iPod Touch kushton 199$ në qoftë se blini versionin me 16 Gb, 249$ me 32 GB, 299$ me 64 Gb, edhe 399$ me 128 Gb. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment