Apple ka nisur një promocion të ri, ku ofron 100 aplikacione dhe lojëra për pajisjet iOS me “çmim të lirë”, pjesa më e madhe kushtojnë më pak se 1 euro. Disa nga këto lojëra dhe aplikacione në ofertë janë Pixelmator, GoodReader, The Room Two, Rayman Jungle Run, Badland, Real Racing, Angry Birds, Goat Simulator dhe Faded.


Më përpara këto aplikacione kushtonin 3 euro ose më shumë. Nuk e dimë akoma sa do të zgjasë kjo ofertë. Nëse jeni të interesuar të përfitoni nga oferta, duhet të nxitoni. Nëse dëshironi të konsultoni listën e plotë të lojërave dhe aplikacioneve në ofertë, ju ftojmë të vizitoni këtë faqe. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment