Apple mësohet se sapo ka nisur prodhimin e modelit të ardhshëm të iPhone, i cili do të jetë i pajisur me veçorinë Force Touch. Force Touch është një teknologji e re e cila në sajë të sensorëve tepër të fuqishëm përcakton nëse përdoruesi është duke e prekur ekranin fort apo lehtë. Muajin që vjen pritet të intensifikohet akoma më shumë procesi i prodhimit.

Force Touch debutoi për herë të parë në ekranin e Apple Watch dhe në modelin më të fundit të MacBook. Në sajë të kësaj teknologjie, Apple pritet të sjellë funksione të reja në pajisjet e saj. Lancimi i iPhone-ve me ekrane të mëdhenj vitin e shkuar, e vendosi Apple në të njëjtën linjë me kompanitë e tjera përsa i përket përmasave të ekranit. Shitjet e këtyre dy modeleve patën një sukses të padiskutueshëm që në ditët e para të hedhjes në treg. /iPhoneAlbania

2 comments:

  1. a vlen per gjith shtetet qe jan ne Evrop,apo vetem per ato shtete qe jan ne EU?

    ReplyDelete
  2. Vetëm për 26 shtetet e Bashkimit Evropian, por mund të jetë një hap përpara që mund të ndiqet dhe nga vendet e tjera!

    ReplyDelete