Apple Music ka debutuar këto ditë në App Store edhe pritshmëritë janë të larta përsa i përket përhapjes edhe përdorimit të shërbimit. Në këtë ekosiste mund të dëgjoni këngët tuaja të preferuara në Streaming ose duke i shkarkuar direkt,  falas ose duke i paguar ato.

Përsa kushteve të marrjes së muzikës nga ky shërbim gjithçka është qartësuar, ndërsa përsa i përket artistëve që publikojnë këngët e tyre Apple ka qartësuar pagesën vetëm ditët e fundit. Çdo artist që publikon këngë në Apple Music në versionin Trial për përdoruesit, do të paguhet me 0.002$ për çdo shkarkim nga përdoruesit.

Por këtu ka nisur një debat mjaft i madh sepse artistët pretendojnë se kjo shifër është mjaft e ulët sepse për të fituar 2000$ do të duhen miliona shkarkime të pjesës muzikore. Për të përkeqësuar gjërat Apple ka vendosur që shkarkimet të arrijnë mbi 1000 për ta konsideruar pjesën muzikore si të rëndësishme. Fitimi për 1000 sharkime është rreth 2 cent edhe kjo është e papranueshme për shumë artistë të cilët vënë në dyshim këtë ekosistem. /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment