Pas lëshimit të Apple Music me iOS 8.4, kanë mbërritur edhe krahasimet e para të shërbimit të muzikës në streaming Apple dhe konkurrentëve kryesorë si Spotify. Siç e dimë, çdo përdorues mund ta provojë 90 ditë falas Apple Music dhe pas kësaj periudhe duhet të vendosin nëse dëshirojnë të bëjnë një abonim premium apo të mbajnë një llogari falas. Ja diferenca midis një llogarie premium dhe një llogarie freemium:

Account Falas

Llogaria falas e Apple Music është shumë e limituar. Gjithsesi përdoruesit do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë:

  • Radion Beats1;
  • Të dëgjojnë muzikën e blerë ose të ngarkuar në iPhone;
  • Të dëgjojnë stacionet radio të Apple Music me publicitet por me një numër të limuar kalimesh "skip" (opsion i disponueshëm vetëm në SHBA për momentin);
  • Mund të ndiqni përditësimet e fundit të artistëve në Connet, pa patur mundësinë për të reaguar me ta dhe pa patur qasje me materiale ekskluzive të publikuara.


Account Premium

Për llogarinë premium mund të vendosni të aktivizoni abonimin tek që kushton 9.99€ ose atë familjar që kushton 14.99€. Do të keni këto avantazhe:

  • Mund të shfrytëzoni pa limit katalogun muzikor të Apple Music;
  • Mund t'i dëgjoni këngët edhe offline;
  • Mund të ngarkoni librarinë tuaj në iCloud;
  • Skip pa limit në radio dhe në Apple Music;
  • Mund të dëgjoni Beats1;
  • Mund të shfrytëzoni Connect me të gjitha funksionet e saj;
  • Mund të keni qasje në playlist-at e këshilluara nga ekspertët e muzikës.
/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment