Apple ka lëshuar versionin e dytë beta publik të iOS 9, të disponueshëm për të gjithë përdoruesit që janë regjistruar në programin beta seed. Ky version korrespondon me versionin beta 4 të disponueshëm për zhvilluesit dhe i lejon të gjithë përdoruesit që të testojnë risitë e fundit të sistemit operativ, përpara lëshimit të tij zyrtar në shtator.

Për të testuar versionin beta duhet të regjistroheni më përpara me llogarin tuaj Apple ID në faqen beta.apple.com. Ju kujtojmë se bëhet fjalë për një version beta, kështu që mund të keni ndonjë problem të vogël, megjithëse ky version është shumë i qëndrueshëm. Ju këshillojmë të bëni një backup përpara se të instaloni iOS 9 beta. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment