Greqia po përballet me probleme financiare këto kohët e fundit. Apple ka vendosur që t’i ndihmojë shtetasit grekë duke iu ofruar falas shërbimin iCloud për 30 ditë. Sipas një raporti nga ZDNet, kompania me bazë në Kupertino do të ofrojë falas shërbimin iCloud për përdoruesit grekë gjatë muajit të ardhshëm.

“Për të parandaluar ndërprerjen e shërbimit iCloud gjatë krizës fiskale dhe për t’u siguruar që keni qasje tek materialet tuaja, kemi zgjatur planin e ruajtjes së të dhënave në iCloud për 30 ditë të tjera, pa asnjë kosto shtesë”, njoftoi Apple.

Për shkak të problemeve financiare, përdoruesit e shërbimit iCloud nuk kanë mundësi të bëjnë transaksione me kartën e kreditit ose transferta nëpërmjet llogarisë bankare, duke e bërë të pamundur për ta që të paguajnë për shërbimin në internet. Përdoruesit janë njoftuar se për shkak të krizës, do të mund të shfrytëzojnë vetëm 5 GB hapësirë tek shërbimi iCloud. Normalisht shërbimi kushton 0.99 euro për 20 GB hapësirë në cloud, deri në 19.99 euro për 1 TB hapësirë.

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment