Apple dhe Samsung po punojnë “për të nxjerrë në pension” kartën SIM, kështu siç e njohim ne sot: skeda për t‘u vendosur në telefon dhe për t’u lidhur me një operator. Por sipas Financial Times, shoqëritë po vijojnë tratativa me Gmsa, kompania botërore që përfaqëson industrinë e telefonisë së lëvizshme, për një e-Sim të re, një skedë e integruar në celular që të jep mundësinë të kalosh nga një operator tek tjetri pa pasur nevojën e zëvendësimit të kartës.

Në tratativat mbi e-Sim, përveç Apple dhe Samsung, po marrin pjesë dhe operatorë të ndryshëm mes të cilëve Vodafone, Telefonica, Hutchison Wampoa, Orange, Deutsche Telecom, Etisalat, dhe AT&T. Ky standard i ri i jep mundësinë klientit të një operatori të kalojë tek konkurrenti, pa patur nevojë të ndërojë skedën. Në teori, mund të ndryshosh kompaninë sipas nevojës, duke zgjedhur ofertat e momentit. Funksioni duket se është i njëjtë me atë të Apple Sim, skedës për iPad, që të jep mundësinë të zgjedhësh planin e dëshiruar nga ato të operatorëve të disponueshëm.

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment