Apple dhe BMW janë në bisedime për të lejuar përdorimin e autos elektrike BMW i3 si bazë për projektin e makinës elektrike iCar. Tashmë flitet për projektin "Titan", që duhet të sjellë në realizimin e një makine elektrike Apple brenda vitit 2020. Dimë se kompania ka punësuar disa ekspertë në këtë sektor, të marrë sidomos nga Tesla, por së fundmi kemi zbuluar se drejtuesit Apple po lëvizin edhe në drejtime të tjera.

Me sa duket, Apple është duke arritur një marrëveshje me BMW-në për të përdorur makinën elektrike i3 si bazë nga ku do të nisë zhillimi i makinës së saj elektrike. Ka qenë vetë Tim Cook, sëbashku me drejtues të tjerë të kompanisë, që kanë takuar drejtuesit e BMW-së në Lipsia në Gjermani. Gjatë vizitës, Tim Cook ka mundur të vizitojë impiantet e prodhimit të i3 dhe ka treguar shumë interes për trupin prej fibre karboni të këtij automjeti.

Modeli i3 është një makinë elektrike në gjëndje të udhëtojë për rreth 140 kilometra me një karikim dhe ka mundësinë të përdorë një "range estender" me benzinë, që lejon rritjen e autonomisë gjatë udhëtimeve të gjata. Në nivel teknologjik është mbrapa në krahasim me makinat e fundit të realizuara nga Tesla, por ofron gjithsesi frymëzime shumë interesante nga ku mund të nisë realizimi i iCar. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment