Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur aplikacionin Star Walk 2.

Kërkoni dhe gjeni me thjeshtësi yjet në kohë reale. Keni parë ndonjëherë qiellin dhe keni pyetur kush është ai yll që rrezaton aq shumë natën? Me anë të aplikacionit Star Walk mjafton të drejtoni telefonin drejt qiellit dhe mijëra yje, satelitë dhe kometa do të jenë në duart tuaja. Të dhënat astronomike dhe teknologjia e fundit bashkohen në një aplikacion të vetëm.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Star Walk 2 do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment